Kryeministri Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat nga kryeministria në lidhje me sulmin kibernetik që ka prekur sistemin qeveritar online në vendin tonë.
Rama tha se bëhet fjalë për një sulm nga një shtet tjetër. “Kemi punuar ose më saktë skuadra e AKSHI ka punuar natë dhe ditë, ditë dhe natë. Do të kemi një konferencë të përbashkët kur gjithçka të ketë përfunduar dhe skuadra nga SHBA të mos ketë më nevoje të qëndrojë në tryezë.
Së pari sulmi nuk është një sulm nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet.
Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara., Kjo është pjesa më delikate. Roli i disa burimeve të informacionit ka qenë destruktiv dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit”, tha Rama.
/e.d