Blogerja Armina Mevlani prej viteshm tashmë është në një lidhje me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën, ndërsa së fundmi ka folur edhe në lidhje me pushimet e verës që organizon me partnertin e saj dhe familjen e tij.
Mbrëmjen e sotme ajo lexoi një letër të dërguar nga një ndjekëse e emisionit ku ajo është bashkë-prezantuese. Ndjekësja kërkonte ndihmë se çfarë të bënte, pasi po planifikonte pushimet dhe kishte përplasje me bashkëshortin. Bashkëshorti mendonte që të të bënte pushimet me familjen dhe prindërit e tij, kurse gruaja nuk donte pasi vetëm një javë është leja e të dyve jo gjithë muajt e vitit. Ndër të tjera në ltrën e shkruar, ndjekësja shprehte se ishte në dilemë dhe se pushime ishin kthyer në “hall” për të.
Pasi lexoi, Armina Mevlani bëri një koment papritur duke qeshur. “Këtë hall kemi edhe vetë”, tha ajo, duke rënë dakord me ndjekësen.
Megjithatë gjatë bisedës ajo tregoi se i ka kërkuar partnerit të saj, Shkëlzen Berishës, që t’i bëjnë pushimet së bashku me familjen e saj. E pyetur nga Fatma nëse pushimet do t’i bëjë vetëm me prindërit e saj, pra jo të parnterit, Armina tha: “Alternohemi.”
“Këtë vit unë kam qenë shumë e ngarkuar dhe ndryshe nga vitet e tjera i kam kërkuar partnerit tim që këtë vit të jenë edhe prindërit e mia. Nuk ka asnjë gjë të keqqë që një vit ti bësh vetëm, një vit me familjen tënde, një vit me të burrit. Do alternohemi, e gjithmonë kështu e bëjmë”- tha Armina.
Armina: Dalina ti si mama me fëmijë me vjehrrë si e mendon?
Dalina: Ku ta gjej të shkoj me vjehrrën, të ndihmon.
Rita: Ti e do të të mbajë fëmijën?
Dalina: Vjehrra të kënaqet, por të më ndihmojë edhe mua.
Fatma: Varet nga lloji i raportit që ke, por kur ke vjehrrën çohu se merre jodin e mëngjesit…
Dalina: Po jo kështu.
Fatma: Po ti po merr rastin ideal.
Blogerja është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet ajo. “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”.– deklaroi ajo para pak javësh.
g.kosovari