Nga burime pranë policise ne makinën e viktimave janë gjetur 3 celulare. Njëri i dëmtuar rënde kurse 2 të pjesërisht.
Ato u janë dërguar eksperteve të policisë shkencore për të mundësuar zbardhjen e komunikimeve të ditës së antentatit dhe se si mund të ketë funksionuar mekanizmi i nxjerrjes në pritë.
Po ashtu janë zbardhur rreth 60 orë filmime në kamerat e rrugëve. Nga të cilat kanë dalë dhe dyshime mbi mjetet qe e kanë shoqëruar gjatë rrugës nga ofiçina e riparimit të mjetit drejt Fushë Krujës. Policia ka futur në rreth të kuq një mjet që ka qenë pozicionuar pranë mbikalimit dhe që është sinkronizuar me shoqëruesit për të realizuar pritën e atentatit.
Në këtë atentat kanë marre pjesë më e pakta 3 makina.
Nga policia janë përcaktuar si të identifikuara dy mjetet e killerave. Një mjet tip “Volsvagen” që ka gjurmuar viktimat në rrugën dytësore Kamëz -Fushe Krujë, ndërsa tjetri, “Volsvagen” edhe ai, me të cilin udhëtonin 3 vrasësit dhe shoferi i tyre ka lëvizur në rrugën kryesore Vorë – Fushe Krujë.
Dyshohet se mjeti i vrasësve është parkuar pak metra larg mbikalimit dhe ka pritur objektin e përcaktuar për ta eleminuar.
Duke pasur dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në ngjarje, policia po heton të gjithë mjetet dhe personat që janë filmuar në perimetrin pranë vendit të ngjarjes.
/a.r