Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se nuk kanë pritur nisjen zyrtare të procesit të negociatave.
Ai u shpreh se gjatë kësaaj kohe Shqipëria ka punuar njësoj sikur negociatat të ishin hapur ndërsa shtoi se në aspektin e rendit ligjor dhe drejtësisë është në pararojë të të gjithëve.
“Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur me një mbledhje për dorëzimin e kornizës negociatore dhe fillimin drejtpërdretë të punës me negociatat formale. Ne ndërkohë nuk kemi humbur kohë për të shkuar më tutje njësoj sikur negociatat të ishin hapur.
Sot Shqipëria jo vetëm nhyn në katër vendet e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësimin por në aspektin më të rëndësishëm të këtij procesi që është në rendiligjor dhe drejtësi jemi në pararojë të të gjithëve”, tha Rama.
g.kosovari