Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Piraj të Lezhës. Flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore dhe deri tani janë shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej 500 metrash.
Në rrezik janë edhe disa banesa në këtë fshat pasi favorizuar nga era, flakët janë përhapur në disa drejtime.
Në terren ndodhen zjarrfikësit të cilët të ndihmuar nga banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve.
/e.d