Një konferencë urgjente për rrëzimin e avionit Antonov në Kavalla është mbajtur nga përfaqësuesi për shtyp i Zjarrfikësve, John Baker.
Përfaqësuesi siguroi se në vendngjarje nuk janë konstatuar substanca të rrezikshme, ku ka pasur reagim të menjëhershëm nga organet kompetente.
“Faza e dytë tani ka filluar. Personeli i ushtrisë dhe 30 zjarrfikës do të krijojnë vendkalime të sigurta për transportin dhe dekontaminimin e trupave. Një trup është gjetur dhe është në proces dekontaminimi, i identifikuar ndërsa një tjetër është në proces nxjerrjeje nga rrënojat. Operacioni për nxjerrjen dhe gjetjen e gjashtë trupave të mbetur vazhdon”, zbuloi Baker.
Ndërkohë mediat greke raportojnë se të gjitha viktimat janë me origjinë ukrainase dhe asnjë lëndë e rrezikshme nuk është zbuluar, pasi avioni mbante vetëm 11.5 ton municione.
Sapo autoritetet u informuan për ndikimin dhe materialin e transportuar nga Antonov, u ngrit një operacion në shkallë të gjerë.
Pas ngjarjes tragjike të rrëzimit të avionit, mbrëmjen vonë të së shtunës në vendngjarje shkuan menjëherë 15 zjarrfikës me 7 automjete. Më pas mbërritën edhe zjarrfikësit nga EMAK 2 dhe 4, qendra operative Olympos.
“Gjatë gjithë mbrëmjes, Sekretariati përgjegjës ishte në komunikim me të gjitha ministritë bashkëkompetente”, tha Ioannis Artophios.
Banorët e zonës u njoftuan me një mesazh me 112 që të mbyllnin dritaret dhe dyert, e të mos i afroheshin zonës. Pasditen e së dielës ekipi special i ushtrisë që mbërriti në Kavallë dhe hetoi vendin ku u rrëzua avioni, i cili mbante tonelata municionesh, nuk gjeti lëndë toksike apo të rrezikshme.
Municionet e mbartura nga “Antonov” ishin: mortaja M62 60 mm, mortaja M62 82 mm dhe mortaja M67 82 mm.
/e.d