• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të ftojë dhe opozitën Edi Rama në Bruksel?

by Mero Baze
17/07/2022 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria pritet të hapë ditën e martë negociatat me Bashkimin Evropian, pas një peripecie katër vjeçare, të cilat testuan në një farë mënyrë gjithë problemet e brendshme dhe pasiguritë që ka vetë Bashkimi Evropian për zgjerimin.

Nëse gjithçka shkon mire, të martën Shqipëria duhet të shkojë në Bruksel për të marrë detyrat e reja të shtëpisë për plotësimin e kapitujve  Meqë integrimi i vendit në Evropë është prioritet i strategjisë kombëtare të Shqipërisë, do të ishte normale që pjesë e delegacionit të ishin dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

Edhe pse legjitimiteti politik i lidershipit të opozitës është duke u gjykuar në sheshe me forcë dhe në gjykata me frikë, opozita ekziston dhe ajo duhet të ketë vendin e saj atje.

Por qeveria nuk duhet të bëjë atë që bëjnë drejtuesit e Partisë Demokratike, që kompleksohen nga Berisha.

Qeveria duhet të jetë e qartë në përjashtimin e Sali Berishës nga kjo ngjarje. Jo vetëm që nuk duhet ta ftojë, por duhet ta theksojë që ai është një problem i rrugës evropiane të Shqipërisë.

Opozita mund të përfaqësohet aty nga deputetë të Komisionit të Politikës së Jashtme, por që janë të distancuar nga Sali Berisha.

Kjo ka shumë rëndësi, pasi hapja e negociatave me Bashkimin Evropian ka nevojë për një mesazh për forcat pro-perëndimore në Shqipëri dhe këtu qëndrimi ndaj Sali Berishës duhet të jetë i qartë dhe pa ekuivok. Për ta ftuar personalisht, dihet që nuk e lë njeri të hyjë në dyert e Bruskelit, pasi nuk e pranojnë as në dyert e Ambasadave të BE në Tiranë, por askush në emër të tij nuk mund të jetë atje. Nëse duan ta lënë vendin bosh për shkak të tij, punë e tyre. Është dhe ky muaji që thahet bari dhe nuk u themi dot “hani dhe bar”, vetëm atë mos e tradhtoni.

 

Next Post
“50 arka me banane minus në portin e Durrësit”/ Majmuni Kiko ‘merret’ sërish në pyetje

"50 arka me banane minus në portin e Durrësit"/ Majmuni Kiko 'merret' sërish në pyetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In