Covid-19 këtë verë nuk po kursen as të vegjlit, pasi në Poliklinika rastet janë shtuar ndjeshëm. Pas infektimit të prindërve, koronavirusi transmetohet te fëmijët madje edhe te foshnjet 5 muajshe.
Sipas mjekëve, mesatarisht në Qendrën Shëndetësore nr. 3 në Tiranë diagnostikohen me Covid rreth 7 fëmijë në ditë të caktuara.
Simptomat janë më të lehta tek kjo grupmoshë. Të infektuarit shfaqin temperaturë dhe dhimbje fyti.
Për të shmangur komplikacionet serioze që mund të shkaktojë koronavirusi, specialistët apelojnë për kujdes të shtuar dhe për marrjen e vaksinës anti-Covid.
/a.r