Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përshëndetur miratimin e propozimit francez nga Maqedonia e Veriut.
Në një postim në Facebook, Spiropali thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Europian.
Sipas ministres, ky vendim është edhe një përgjigje për skeptikët, për të cilët shprehet se shpifjet dhe “klithmat” e tyre do harrohen sëshpejti.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Do kthehemi në shtëpi! Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.
Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë.
Shqipëria po bëhet. Edhe për inat të tyre. Edhe për të mirën e tyre dhe të gjithëve. Forca Shqipëri, me Ty gjithmonë!/m.j