Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Várhelyi, ndodhet për vizitë në Shqipëri.
Ai së bashku me Kryeministrin Edi Rama inspektuan këtë pasdite bypass-in e Vlorës të financuar nga BE-ja.
Varhelyi: Rruga për këtej më la pa frymë, më la shumë mbresa duke parë bregdetin por dhe gjithë këto punime këtu. Ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm, po e bëni këtë në vend të brezave të mëparshëm.
Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që duhet të ishte jeta moderne.
Nuk ka ekonomi dhe shoqëri pa ndërlidhje, pa rrugë për tregtinë, rrugë tregtare. Ne dëshirojmë të jemi të rëndësishëm duke sjellë mbështetjen tonë, të jemi sëbashku me rajonin për të ecur përpara.
Me gjithë këtë punë që është bërë po ulim ndotjen e ajrit në qytet. Më parë janë dashur orë për të bërë vetëm 20 km rreth qytetit ndërsa tani kjo i mbetet historisë.
Në këtë rrugë besoj se do të shikojmë shumë maune, shumë automjete të rënda që do të kalojnë këtu sepse ato tregojnë rrugët për tregtinë me Greqinë që do hapen dhe shpresoj që do ta lidhim këtë rrugë dhe me veriun në mënyrë që ti kemi këto rrugë të lidhura dhe me pjesë të tjera të BE.
Për ne ndërlidhja me njëri-tjetrin vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që ka dalë nga plani i investimeve ekonomike. Kjo është pjesë e Korridorit 8 dhe jam krenar për partnerët tanë që e kanë bërë të mundur. Kjo punë është bërë për qytetarët dhe bizneset.
Shpresoj shumë që kjo të jetë vetëm një na gjërat e para që do bëjmë sëbashku në një listë shumë të gjatë që do lidhë Shqipërinë jo vetëm me rrugë por edhe hekurudhave, energjisë, energjisë së gjelbër dhe ndërlidhjeve digjitale apo dhe për të krijuar më shumë vende pune në zona të ndryshme të vendit. Kjo tregon vlerën e madhe të planit të investimeve që ne e kemi ideduar sëbashku me qeverinë e Shqipërisë.
Duhet të përshpejtojmë punën. Plani i investimeve ekonomike ka dy vjet që ka filluar, duhet të tregojmë edhe më shumë rezultate për shumë projekte.Kjo shkon në formë paralele me reformat, inkurajoj Shqipërinë të përshpejtojë punën dhe në këtë fushë.
Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh.
Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt./m.j