• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investimet/ Varhelyi me superlativa për Ramën: Po bëni atë që se bënë paraardhësit tuaj, për brezin e ardhshëm

by Java News
14/07/2022 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Várhelyi, ndodhet për vizitë në Shqipëri.

Ai së bashku me Kryeministrin Edi Rama inspektuan këtë pasdite bypass-in e Vlorës të financuar nga BE-ja.

Teksa vlerësoi investimin, komisioneri u shpreh me superlativa për kryeministrin duke deklaruar se ai po bën atë që nuk e brezat e mëparshëm.

Varhelyi: Rruga për këtej më la pa frymë, më la shumë mbresa duke parë bregdetin por dhe gjithë këto punime këtu. Ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm, po e bëni këtë në vend të brezave të mëparshëm. 

Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që duhet të ishte jeta moderne.

Nuk ka ekonomi dhe shoqëri pa ndërlidhje, pa rrugë për tregtinë, rrugë tregtare. Ne dëshirojmë të jemi të rëndësishëm duke sjellë mbështetjen  tonë, të jemi sëbashku me rajonin për të ecur përpara.

Me gjithë këtë punë që është bërë po ulim ndotjen e ajrit në qytet. Më parë janë dashur orë për të bërë vetëm 20 km rreth qytetit ndërsa tani kjo i mbetet historisë. 

Në këtë rrugë besoj se do të shikojmë shumë maune, shumë automjete të rënda që do të kalojnë këtu sepse ato tregojnë rrugët për tregtinë me Greqinë që do hapen dhe shpresoj që do ta lidhim këtë rrugë dhe me veriun në mënyrë që ti kemi këto rrugë të lidhura dhe me pjesë të tjera të BE.

Për ne ndërlidhja me njëri-tjetrin vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që ka dalë nga plani i investimeve ekonomike. Kjo është pjesë e Korridorit 8 dhe jam krenar për partnerët tanë që e kanë bërë të mundur. Kjo punë është bërë për qytetarët dhe bizneset.  

Shpresoj shumë që kjo të jetë vetëm një na gjërat e para që do bëjmë sëbashku në një listë shumë të gjatë që do lidhë Shqipërinë jo vetëm me rrugë por edhe hekurudhave, energjisë, energjisë së gjelbër dhe ndërlidhjeve digjitale apo dhe për të krijuar më shumë vende pune në zona të ndryshme të vendit. Kjo tregon vlerën e madhe të planit të investimeve që ne e kemi ideduar sëbashku me qeverinë e Shqipërisë.

Duhet të përshpejtojmë punën. Plani i investimeve ekonomike ka dy vjet që ka filluar, duhet të tregojmë edhe më shumë rezultate për shumë projekte.Kjo shkon në formë paralele me reformat, inkurajoj Shqipërinë të përshpejtojë punën dhe në këtë fushë.

Bashkimi Evropian ka mbështetur ndërtimin e bypass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh.

Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt./m.j

Next Post
Ku do dërgohet Tahiri? Avokati i tij mbrojtës kërkon dy paketa cigare për ish-ministrin: Për rekursin presim vendimin e arsyetuar

“S'di gjë për sherrin me drejtorin”/ Të burgosurit në Fier shqetësojnë Tahirin? Maks Haxhia: Arsyet pse u transferua në Lushnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com