Vendoset në pranga një shqiptar i cilësuar si i rrezikshëm në Greqi. Ai po tentonte të arratisej për në Itali.
Shqiptari është ndaluar në Portin e Patrës, teksa ka qenë duke tentuar të futej me mjet në traget. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti për grup kriminal, grabitje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, si dhe sulm ndaj grave shkruajnë mediat greke.
Ngjarjet për të cilat akuzohen shqiptari, kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Peloponezit, në Kalamat, Githio dhe Sparti.
/a.r