Nga Eduard Zaloshnja
Në fundjavë zhvillova një sondazh elektronik me rreth 2000 banorë të rritur krejt të rastësishëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku pyetja kryesore ishte “Kë doni të jetë kryeministër i vendit: Ramën, Berishën, apo asnjërin nga këta të dy?”.
Ndër të anketuarit 35-85 vjeç, vetëm 29% nuk donin asnjërin prej të dyve të jetë kryeministër i vendit. Nga ana tjetër, ndër të rinjtë 18-34 vjeç, plot 39% nuk duan as Ramën e as Berishën kryeministër.
Në pyetësorin e sondazhit nuk kishte pyetje për arsyet pse të anketuarit donin njërin apo tjetrin apo asnjërin të jetë kryeministër, por fakti që pothuaj 40% e të rinjve nuk duan as Ramën e as Berishën kryeministër është domethënës. Në fakt, edhe sondazhe të tjerë të publikuar kohët e fundit tregojnë se shumica e të rinjve nuk kanë shpresë për më mirë, dhe duan të emigrojnë jashtë Shqipërisë – as Rama e as Berisha nuk u ngjallin atyre shpresë.
Përplasja mes Ramës e Berishës ka nisur qysh më 13 dhjetor 1990 (në Pallatin e Kulturës së Qytetit Studenti), dhe duket e sigurtë që do të vazhdojë epike deri në pranverën e vitit 2025. Sesi do të përfundojë kjo përplasje nuk i dihet, por një parashikim mund të bëhet qysh sot: Shumica e të rinjve do mbeten të zhgënjyer, pavarsisht se cili nga të dy fiton më 2025.
O zaloshnje, sondazhi nuk mund te jete pune trapash or tej. Nuk mjafon te dish me lexu, me numeru dhe me pjestu, siç kam bindjen zotrote di tashme. Ti pret qe parimisht te ekzistoje nje njeri per km i cili do ti hiqte te rijve deshiren e pafrenueshme per mobilitet sot??!!
Harroje dhe mos harxho kohen kot, as taten e as timen o Zalo!