Gjon’s Tears ishte i ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night”. Një artist shumë i dashur me një sukses përtej kufijve të Shqipërisë, Gjon’s Tears rrëfehet në TAR teksa zbulon ndjesitë dhe emocionet e tij.
Pas “Albanian’s Got Talent”, isha shumë i emocionuar dhe shumë krenar. Pas emisionit, më ndalonin njerëzit të bënim foto dhe ishte kënaqësi e madhe, por s’e kuptoja çfarë po ndodhte. Më kanë thirrur edhe në “France’s Got Talent” dhe shkova.
Një pikë e rëndësishme në karrierën e tij, ishte teksa ai vendosë të distancohet pak nga muzika dhe zgjedh t’i përkushtohet studimeve.
“Erdhi ai momenti që arrita në shtëpi diskografike për të nënshkruar. Unë isha 13 vjeç. U kërkova prindërve të qetësohem, të shkoj në shkollë. Mbaroj emisionet. 13 deri 18 vjeç shkova në shkollë, bëra studime normale, provova shumë gjëra, kanto lirike, mendova për muzikën klasike.”
Megjithatë, pas distancimit, ai zgjedh t’i rikthehet muzikës, duke iu dashur të marrë një vendim kyç.
‘Erdhi momenti që duhej të zgjidhja çfarë stili doja të bëja. Unë doja të kisha plot gjëra, jo vetëm një. Doja pak muzikë klasike, pak rock, pak pop, pak elektro. Doja multikulturalizëm. Ndalova klasiken dhe nisa të përfshihem te muzika pop.”
/e.d