• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë parashikohet në shtator?”/ KESH tregon planin: 55% e energjisë në verë do të sigurohet nga…

by
10/07/2022 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nënvizon se gjatë kësaj vere, plani i sigurimit të energjisë që do të furnizohet në vend, do të vijë në pjesën më të madhe të saj nga prodhimi.

Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit është rritur gradualisht në mënyrë të ndjeshme, në raport me disa muaj më parë, kjo edhe për shkak të një plani të qartë ku është alternuar prodhimi me blerjet nga tregu i lirë.

Asetet termike gjeneruese, që janë marrë me qira nga KESH, pritet që të nisin prodhimin në shtator dhe së bashku kanë kapacitet prej 100 Mwh.

Si është menduar të përballohet stina e verës me furnizim energjie nga KESH? Cilat do të jenë alternativat për të plotësuar kërkesën në kuptimin e prodhimit nga kaskada, blerjes në tregun e lirë, prodhimi nga asetet termike të marra me qira, pesha që do të ketë secila?

Për periudhën e verës, qershor-korrik-gusht 2022, KESH sh.a. parashikon që të sigurojë furnizimin e plotë me energji elektrike të klientëve fundorë nga prodhimi vendas dhe importi.

Specifikisht, 55% do të sigurohet nga prodhimi vendas, 45% nga importi në tregun e parregulluar. Nga muaji shtator, parashikohet fillimi i gjenerimit edhe nga aseti termik notues, i përkohshëm, me kapacitet 100 Mwh.

Si paraqitet situata aktuale e kaskadës së Drinit sa u takon treguesve të saj lidhur me nivelet dhe rezervën energjetike?

Niveli në liqenin e Fierzës është 289.7 mmnd dhe rezerva energjetike është 1113 GWh.

A mund të kemi një përmbledhje të prodhimit nga kaskada, nga janari deri në fund të majit?

Në muajt janar-shkurt-mars 2022, kërkesa për energji elektrike nga FSHU sh.a. ishte e lartë dhe çmimet e energjisë në tregje ishin në vlerat më të larta të regjistruara. Për këtë arsye, KESH sh.a. gjatë kësaj periudhe ka bërë një optimizim të plotësimit të kërkesës nëpërmjet prodhimit dhe importit.

Në periudhën prill-maj 2022, për shkak të temperaturave të larta mbi mesataren tipike për këta muaj, e cila ndikoi në shkrirjen e dëborës së akumuluar gjatë dimrit, si dhe rasteve të izoluara me reshje shiu, solli rritje të prodhimit nga HEC-et private e koncesionar, ku një pjesë e mirë e energjisë shkoi për furnizimin e klientëve fundorë.

Si ka qenë ecuria e blerjeve në tregun e parregulluar nga janari në maj? Sasia e energjisë që është blerë dhe kostoja? Si ka qenë ecuria e çmime a ka një lloj stabilizimi apo mbeten të paqëndrueshme?

KESH sh.a. ka për detyrë plotësimin e kërkesës me energji elektrike të klientëve fundorë. Për realizimin e këtij qëllimi, KESH sh.a. mori masa për periudhën e mësipërme, që një pjesë të energjisë elektrike të sigurohej nga importi në tregun e parregulluar, konkretisht në shifrat e mëposhtme:

Ecuria e çmimeve nuk paraqitet e stabilizuar dhe mbetet e paqëndrueshme. Kemi rënie të lehtë të çmimeve të energjisë elektrike krahasuar me janar-shkurt-mars, e cila mund të ketë ardhur për arsye të kushteve meteorologjike në Europë (rritje të temperaturave e rrjedhimisht ulje të konsumit), gjë që ka sjellë ulje të kërkesë – ofertës dhe rrjedhimisht të çmimeve. Megjithatë çmimet e kësaj periudhe paraqiten në nivelin e rreth 5 herë më të larta se mesatarja e periudhës.

KESH ka marrë me qira dy anije për prodhim energjie. Në çfarë faze është ecuria e këtij projekti për punimet e nevojshme në Vlorë dhe kur pritet të nisë prodhimi i energjisë?

Kontrata me shoqëritë fituese të kërkesës për shprehje është nënshkruar dhe aktualisht për projektin, shoqëria KESH ka aplikuar për Leje Mjedisore dhe Leje Ndërtimi për fillimin e punimeve në zonën ku impianti i përkohshëm do të operojë.

Impiantet notuese janë në pritje të transportimit për në Shqipëri, parashikohet që me mbërritjen e tyre, fazat e komisionimit të realizohen në shtator, fazë gjatë së cilës do të fillojë edhe prodhimi i energjisë.

KESH-it i është ngarkuar detyra e sigurimit të furnizimit me energji në vend, në kuadër të emergjencës. Cilat janë disa nga sfidat me të cilat ju duhet të përballeni në këto kushte aspak të zakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por globalisht.

Një nga sfidat kryesore është përballimi i çmimeve të tregjeve të energjisë në kushtet gjeopolitike aktuale dhe të ardhshme, të cilat po ndikojnë edhe në çmimet e larta të energjisë.

Përballimi i gjendjes së emergjencës në furnizim, në kushtet e një viti hidrik të thatë.

Sfidë tjetër është rritja e kapacitetit prodhues vendas, në kushtet e emergjencës në furnizim, me qëllim plotësimin e kërkesës për furnizim me energji elektrike të klientëve fundorë nga prodhimi vendas, i cili do të jetë më ekonomik se energjia në tregje.

Rritja e kapaciteteve prodhuese, sjell së pari diversifikimin e burimeve prodhuese, prodhimi i të cilave përputhet me prodhimin dhe gjendjen hidrike, si impiantet fotovoltaike, dhe krijon pavarësi në prodhimin e energjisë apo ul ekspozimin për energji në tregje, si në rastin e marrjes me qira të aseteve prodhuese termike./Monitor

/e.d

Next Post
Tentoi të kalojë 6 emigrantë shqiptarë nga Franca për në Britaninë e Madhe, lihet në burg 27-vjeçari nga Shqipëria

Tentoi të kalojë 6 emigrantë shqiptarë nga Franca për në Britaninë e Madhe, lihet në burg 27-vjeçari nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

November 15, 2026
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

November 15, 2026
Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

November 15, 2026
“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

“Rrezikojmë të humbim Bashkinë e Tiranës”, Majko kërkon pastrimin e PS, Rama: Skepticizmi yt më motivon

November 15, 2026
Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

Hodhën vezë dhe sende të forta drejt eskortës së Ramës, arrestohen dy persona dhe procedohen 9 të tjerë

November 15, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Me përjashtime nga partia bëhen edhe filma…

November 15, 2026
Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

November 15, 2026
Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

November 15, 2026
Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

November 15, 2026
Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In