Deputeti demokrat Agron Shehaj ka mbajtur një fjalim të fortë në protestën e thirrur nga PD, përpara kryeministrisë.
Shehaj u shpreh se ai nuk ka dalë në shesh as për veten dhe as për Berishën, dhe se e vetmja alternativë që mund të ofrojë PD është ajo e ndërshmërisë në qeverisje.
Agron Shehaj: Unë nuk jam këtu për veten time, dhe as për Sali Berishën, një gjë e madhe na ka mbledhur, në një fjali të vetme: Në Shqipëri nuk ka të ardhme!
Po bëjnë plane të gjithë të ikin, dhe tiu bashkohen atyre që janë larguar, përballë korrupsionit të Ramës mund t’iu kthejë shpresën vetëm oferta e zbatimit të ligjit për të gjithë.
Pasi u pasurua në kurriz të shqiptarëve duan të na bindin që në Shqipëri nuk ka njerëz të ndershëm, problemi tha Rama është paaftësia.
Jo, shqiptarët ikin nga vendi për shkak se qeveria është thellësisht e korruptuar, ne e që duam këtë vend, që të ecë përpara jemi shumica, ky nerv është gjallë, dhe kjo është shumica. Duhet të tregojmë se ndershmëria është alternativa e vetme e jona.
/e.d