Pak orë para protestës së thirrur prej tij, Sali Berisha ka folur para derës së Parlamentit.
Për mediat ai deklaroi se 7 korriku shënon vetëm fillimin e protestës.
“Mirënjohje dhe ftesë për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në orën 7 në bulevardin Dëshmoret e Kombit, për të shprehur vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës. Protesta gjithmonë ka skenarin e vetë. E rëndësishme është të japim mesazhin se shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë regjim. Protesta sot inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti. Protesta ndalet vetëm atëherë kure realizojnë qëllimin e tyre madhor.”
/a.r