Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit në Sarandë, pasi i ra mbajtësja e kalçetos. Zhupa e njihte 22-vjeçarin, pasi ai ka marrë pjesë në fushatat elektorale të Partisë Demokratike. Teksa ka ndarë një foto me 22-vjeçarin Armando Kazma, deputetja i shpreh ngushëllimet familjes së djalit, teksa shkruan se do ta mbajë mend gjithmonë të qeshur.
“Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurrë këtë status, dhimbje pafund. Një nga djemtë më të mire të Sarandës, një djalë i zoti, një djalë i qeshur, punëtor, i pari në fushatën elektorale në krye të punëve, i fundit u largua deri sa numëroi votën e fundit.
Një djalë i shkolluar, një djalë i urtë, nga një familje e jashtëzakonshme. Edhe të gjitha këto janë pak për të përshkruar Armandon që sapo mora vesh që u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, aksidentalisht nga një shtyllë kalceto që u rrëzua nga stuhia me shi.
O Zot jepi forcë familjes së tij për këtë dhimbje të papërshkrueshme, jepi force njerëzve të afërt. I paharruar Armando, lotët nuk do thahen kurrë për ty. Parajsa ka engjëlli e vet, ne kemi dhimbjen që po na plas zemrën. Do të mbaj mend të qeshur gjithmonë”, shkruan Zhupa./m.j