• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkohet transparencë në negociatat me BE, Xhexhaj: Ja “detyrat e shtëpisë” për qeverinë

by S T
31/10/2024 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkohet transparencë në negociatat me BE, Xhexhaj: Ja “detyrat e shtëpisë” për qeverinë
Drejtoresha Ekzekutive e Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Mona Xhexhaj, ishte sot e ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSH për të folur rreth Integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe detyrat që ka tashmë qeveria shqiptare në kuadër të hapjes së grupkapitujve themelorë, që u çelën më 15 tetor.

Me mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së, tha Xhexhaj, ne zyrtarisht hyjmë në procesin e negociatave.

“Faza e mëparshme ishte procesi “screening” ose ndryshe skanimi analitik i legjislacionit shqiptar me atë të BE. Bisedimet që ishin parashikuar për këtë pjesë faze të parë ishin bisedime shpjeguese, ku KE-ja shpjegon legjislacionin dhe kapitujt specifikisht për palën shqiptare. Pastaj ishte raporti mbi “screening” që ne e kemi marr vitin e kaluar vetëm për grupkapitullin e parë ose ajo që quhet dokumenti themelorë.”

Drejtoresha Ekzekutive e AIEN-it foli për detyrat që qeveria shqiptare duhet të realizojë në një kohë sa më të shkurtër.

Ajo tha se dokumenti me 25 faqe, që quhet “Pozicioni negociues”, janë “detyrat e shtëpisë” që BE i ka lënë palës shqiptare për t’i zgjidhur.

“Vetëm për grupkapitullin e parë kemi funksionimin e institucioneve demokratike, kemi kriterin ekonomik dhe politik dhe janë dy kapitujt kryesor. Pra, kemi ato që quhen kapitulli 23 dhe Kapitulli 24 që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, me të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Gjithashtu janë dhe kapituj të tjerë të shtuar sikurse është kapitulli për prokurimet publike , statistikat dhe kontrolli financiar.”

Xhexhaj shprehu shqetësimin se në këtë moment ka vetëm një pozicion negociues: ai i BE. Sipas saj, qeveria shqiptare ka vendosur të mos e bëjë publik pozicionin e vet.

“Kjo në fakt ka shqetësuar grupe të shumta interesi për publikimin e përmbajtjen e pozicionit negociues. Kjo ka krijuar probleme, sepse që në faqen e parë të këtij dokumenti nga BE-ja theksohet nevoja për transparencë në këtë proces nga pala shqiptare për t’u konsultuar me grupe interesi të ndryshme.”

Një tjetër problem në këtë proces është dhe mmungesa e një dokumentacioni mbi punën e Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores. Xhexhaj tha se pavarësisht këtyre problemeve, qeveria mbetet e angazhuar, sepse e pret një proces i gjatë.

“Po ti referohemi vendeve si Kroacia, e cila e mori statusin kandidat në 2003, në 2005 hapi negociatat dhe iu deshën tetë vite për të përmbushur detyrimet e tjera dhe që të bëhej një shtet me të drejta të plota në BE.”

Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në rrugëtimin drejt BE-së. Theksi është vendosur edhe te kualifikimi i administratës, pasi është administrata publike ajo që do të zbatojë reformat dhe përmirësimi i saj është thelbësor për arritjen e objektivave të anëtarësimit.

“Sfidat kryesore nuk janë të reja për vendin tonë, por janë kërkesa që në vazhdimësi BE na ka drejtuar. Më të rëndësishmet në këtë fazë të procesit janë: zbatimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi, duke prodhuar rezultate konkrete; reforma në administratën publike, pasi është kjo administratë e cila do të çojë përpara reformat në procesin e integrimit; thellimi i luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar; prokurimi i fondeve publike i mbështetur në transparencë e konkurrencë të drejtë etj.”, tha ajo.

Next Post
“Monika më nxiti që…”, Ilir Meta: Kam qenë në stres të madh, por e gjeta ilaçin më në fund

“Ilir Meta më shiti tri herë tek bota e krimit”, ish-drejtori i policisë: I dërgoi dokumentet sekrete te…

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com