• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“82.5% e shqiptarëve janë pronarë të banesave të tyre”, drejtoresha e INSTAT: Më pak se 10% e popullatës jetojnë me qera

by S T
31/10/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli ka qenë e ftuar këtë të Enjte në studion e Klan News përballë gazetarit Drini Zeqo. Ajo dha disa shifra që lidhen me vendin tonë, referuar rezultateve të Censit 2023. Së pari, Dhuli theksoi se 82.5% e shqiptarëve janë pronarë të banesave të tyre. Ndërkohë që me qira janë vetëm 8.7% e tyre. Një pjesë tjetër, rreth 8.8% jetojë në banesa që kanë në bazë një marrëveshje.

“Është tradicionale që në Shqipëri, njësitë ekonomike familjare banojnë në banesat e tyre, janë pronarë të banesave të tyre.”

Sipas drejtoreshës së INSTAT, Tirana është bashkia që mbledh më së shumti banorë në vend.

“Në dy dekadat e fundit, referuar Censit 2023 kemi lëvizje të brendshme të popullsisë që kryesisht synimin e kanë drejt Tiranës, por ka edhe nga Elbasani drejt Durrësit. Tirana është bashkia që mbledh më shumë, ka lëvizje nga bashkia e Durrësit dhe Elbasanit në drejtim të kryeqytetit.”

Gjithnjë bazuar te Censi 2023, mosha mesatare në Shqipëri është 42.5 vjeç. Kështu, Shqipëria po i afrohet mesatares së Bashkimit Evropian, që është 42.7%.

“Ka një dallim të vogël mes burrave dhe grave, është më e lartë mosha mesatare për gratë sesa për burrat si dhe jetëgjatësia e tyre.”

Vitet e fundit ka një rënie të lindshmërisë në vend, megjithatë Dhuli thekson se ka një shtesë natyrore pozitive.

“Lindshmëria lidhet më të dhëna administrative që merren nga Regjistri i Gjendjes Civile. Pavarësisht se ka rënë lindshmëria, ka një shtesë natyrore pozitive. Ka ndikuar ndjekia e karrierës apo angazhimi në punë, qasja e çifteve të reja. Duhen politika më të mira për planifikim familjar.”

Next Post
Arrestohet inxhinieri në Tiranë/ 59-vjeçari u rrëzua nga lartësia teksa po punonte dhe ndërroi jetë

Me akuza të forta, arrestohet kryebashkiaku

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com