“Protesta e 7 korrikut do të jetë fillimi i një agjende të gjatë”. Kështu ka deklaruar anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana.
Në një intervistë për Radar Informativ, Kuçana tha se protesta do të ketë tjetër qasje, ndryshe nga ato që organizonte ish-kryetari Lulzim Basha. Sipas saj, 7 korriku do të sjellë shpresën dhe siç thotë ajo, është vetëm fillimi. Kuçana tha gjithashtu se kryeministri duhet të përgatitet sepse tani ka përballë opozitën e vërtetë.
“Protesta e 7 korrikut do të ndryshojë qasje, do të kthejë shpresën tek shqiptarët. Pas datës 7 korrik qeveria do të ketë frikë popullin. Do të ketë agjenda të qarta. Do të vojojnë aktivitete të ndryshme, të gjitha instrumentet. Agjendën nuk mund ta bëjmë publike se është duke u diskutuar. Dua t’ju siguroj se protesta nuk janë si të Lul Bashës dhe bëjmë protestë dhe kthehemi në shtëpi, është thjeshtë starti.
7 korriku ka bashkuar demokratët dhe shoqërinë civile. Do të ketë shqiptarë të Diasporës që kanë lajmëruar se do të jenë . Zoti Rama të përgatitet për të lënë pushtetin shumë shpejt, ka përballë opozitën e vërtetë”, tha ajo.
Kuçana njihet si pedagogia që fut ‘hundët’ në çdo protestë të mundshme kundër qeverisë dhe që ka shkatërruar çdo kauzë të shoqërisë civile. Si protesta e studentëve, Astiri etj…
/a.r