Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se procesi gjyqësor ndaj deputetit Ervin Salianji është i stisur me prova të manipuluara. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se Salianji denoncoi veprimet kriminale të Agron Xhafajt, i cili ushtronte aktivitetin kriminal nga porti i Vlorës me ndihëm e Ramës dhe Fatmir Xhafës.
“I mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij me pushtet, Fatmir Xhafa, ku trafikant vazhdonte i qetë punën e tij të zezë, nga porti i Vlorës. Me mbrojtje totale të pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Gazetarë kurajozë, guximtarë, faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa vazhdonte të ishte drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës. Se ai ishte i aftë të siguronte tonelata droge për tregun italian.
Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritetet italiane të Geron Xhafa, të dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa drejtonte udhëheqjen e trafiqeve.
Në një skenar që do të kishin lakmi superfilmat për mafien, Geron Xhafa ndalohet dhe sillet në Tiranë.
Në këtë akt kriminal janë të implikuar Ardi Veliu, famziu Nushi që është na arrest, janë të implikuar punonjës të SHISH, të cilët njëlloj si të ishin agjentë te sigurimit të Enver Hoxhës se sapo morën vesh që bëhej për Agron Xhafan, shkelmuan mbi ligjin, duke deklaruar se zëri ishte i Agron Hysenit, deklaratë që u hodh poshtë.
Mbi montimet e një dëshmitari të rremë, famozit Fredi Alizoti, nisi procesi ndaj Salianjit dhe gazetarit, Jetmir Olldashi.
Po cili ishte gjykatësi që dha në shkallën e parë vendimin? AI ishte një trafikant, anëtar i Bandës së Lushnjës, ai është i implikuar në trafiqe njerëzore. Ai është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga këta qytetarë në SHBA, sepse ai fshinte penalitetet e krimineleve shqiptarëve kundër 10 mijë eurove. Të paktën janë 3 denoncime për të cilat Artan Gjermani duhet të vuajë burg”, tha Berisha.
/e.d