Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me proestën e paralajmëruar nga maturantët të cilët të nesërmen do të mblidhen para ministrisë së arsimit sa i takon shkeljeve të bëra në pyetjet e testit të biologjisë.
Boçi tha se protesta e maturantëve ishte këmbana më e fortë e alarmit për realitetin e zymtë ku është zhytur vendi ynë. Ai tha se protesta e tyre nuk ishte thjesht arsimore. Ndërsa theksoi se protesta e thirrur në 7 korrik do të bëhej edhe për maturantët dhe për të gjithë ata që kërkonin të largoheshin nga vendi për shkak të keqqeverisjes.
Postimi i Plotë nga Luçiano Boçi:
ALARMI QË VJEN NGA MATURANTËT
🔔Protesta e maturantëve është kambana më e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi.
📌Padrejtësia e ngritur në sistem ka prekur dhe brezin ku ëndrra është gjithmonë më e fortë se realiteti.
Por tashmë gjithçka është thyer.
Sot realiteti është më i fortë se ëndrra dhe e tejkalon atë.
Hidhtësia e tij ka mbytur çdo ëndërrim rinor, shpresë e perspektivë dhe tek mosha më optimiste dhe e sinqertë.
📌Maturantët kanë vite që nëpërkëmben.
Kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminues dhe i mangët, përbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues.
📈Në një sistem politik natyrshmën biznesi proteston ndaj qeverisë për masat arbitrare ndaj tij dhe kërkon largimin e saj. Qeveria duhet të reflektojë ose të ikë.
🚜Fermerët gjithashtu revoltohen me mungesën e mbështetjes nga qeveria dhe duhet ta kërkojnë atë me protesta, ose përndryshe ajo të largohet.
📊Po kështu kërkesat për rritje mirëqënie, kundër shtrenjtimit, inflacionit, korrupsionit, krimit janë momente kulmore protestuese të një shoqërie që kërkon ndryshimin e drejtimit politik të qeverisjes.
📜Edhe kur studentët e shohin që padrejtësia është bërë mal zemërohen me protestë. Ndryshimi i kërkuar prej tyre gjithmonë është revolucionar dhe ata kërkojnë përmbysje. Edhe në këtë rast një qeverisje serioze vetëlargohet.
🚨Por ama, kur dalin në protestë 18-vjeçarët, është fundi, fundi fare.
🚨Sepse kjo tregon që drama tërësore ka kapur dhe atë segment të shoqërisë ku fle e ardhmja dhe shpresa.
Padrejtësia ndaj tyre është kulmi i padrejtësisë që e bejnë vetëm regjimet.
✏️Dhe ta dini:
Protesta e tyre nuk është thjesht arsimore.
Eshtë tërësore. Atyre dhe familjeve të tyre sot i kanë rrëmbyer gjithçka. Edhe ëndrrën.
Përfundimisht kësaj qeverisje i ka ardhur “ngordhja”!
✌️Në 7 Korrik do të protestojmë së bashku dhe për ATA, fëmijët tanë!
/e.d