Kompania e udhëtimeve “IVisa” ka përpiluar një renditje të qyteteve më të lumtura në botë. Në këtë përzgjedhje janë marrë në konsideratë pesë faktorë: jetëgjatësia, sasia e dritës së diellit, orët e punës, kostoja e jetesës dhe mirëdashja e banorëve vendas.
Në vend të parë është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë merr 2801 orë diell në vit dhe punon mesatarisht vetëm 31 orë në javë. Medalje argjendi për Barcelonën e Spanjës, ku banorët jetojnë mesatarisht 84 vite.
Italia është e katërta me Romën. Asnjë qytet amerikan nuk është në dhjetëshen e parë, me përjashtim të Las Vegasit, që përfundoi i 12-ti.
10 qytetet më të lumtura në botë, renditja:
1. Lisbona, Portugali
2. Barcelona, Spanjë
3. Athina, Greqi
4. Roma, Itali
5. Sydney, Australi
6. Madridi, Spanjë
7. Toronto, Kanada
8. San José, Kosta Rika
9. Stamboll, Turqi
10. Bangkok, Tajlandë
Ndër faktorët e lumturisë është ai ekonomik. Vendet më pak të kushtueshme janë ato ku njerëzit ndihen më të kënaqur. Drita e diellit është thelbësore; një sasi e mirë e vitaminës D është e mirë për ju. Është vërtetuar shkencërisht se kjo vitaminë rrit serotoninën, hormonin e humorit. Me pak fjalë, dielli të jep harmoni dhe qetësi.
g.kosovari