Një polic gjerman po përballet me akuzat për racizëm ndaj një të riu shqiptar, pas publikimit të një videoje ku ai e ofendonte këtë të fundit.
Gjithçka isi pasi 21-vjeçari Fabjo sula postoi në Tik-tok një video të filmuar fshehurazi, ku polici e ofendonte, duke i thënë: “Kthehu në vendin tuaj të derrave”.
Ngjarja kishte ndodhur vite më parë, më saktësisht në tetor të 2018, dhe në atë kohë djali e kishte postuar videon në You tube, por nuk pati asnjë reagim për 4 vjet, derisa ai vendosi të postonte një sekuencë të shkurtër në “TikTok”, ku ajo u bë virale brenda një kohe të shkurtër.
Në një intervistë për mediat gjermane, Fabjo ka folur rreth racizmit dhe situatës së vështirë me të cilën u gjend. Duke rrëfyer situatën, Fabjo tha se ishte duke lëvizur në Berliner Platz në Gieben në atë kohë, kur kishte parë dy policë dhe njëri prej tyre i ishte afruar.
“Më shtyu dhe më tha: Largohu nga kjo rrugë. Unë refuzova. Ai më tha: Largohuni, çfarë doni në Gjermani?”
Ai tha se pasi fillon regjistrimin e videos, polici e vuri re, ai distancohet dhe thotë: “Kthehu në vendin tuaj të derrit”. Fabjo shprehet se nuk e shpjegonte dot se çfarë e ka mërzitur aq shumë oficerin e policisë.
Kujtimet e tij për situatën tashmë i janë zbehur, ai ende kujton se policët i kanë marrë celularin dhe nuk e ka parë më. Kur kthehet në Shqipëri, e gjen videon në iCloud-in e tij dhe e ngarkon në YouTube dhe më vonë në TikTok. Fabjo tha se disa herë ka denoncuar policinë, por ka hasur në rezistencë edhe në komisariat.
“Policët më thanë: Ne nuk mund të raportojmë kolegët tanë”. Ai vazhdoi të përpiqej derisa më në fund iu dha një dënim në polici: “Ti je i huaj, nuk ke pasaportë gjermane, nuk do të fitosh gjithsesi”.
Që prej ngjarjes, mësohet se policia gjermane ka nisur hetimet ndaj efektivit që ofendoi me tone raciste emigrantin shqiptar.
/e.d