• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I futa unë në këto rrethana”/ Rrëfimi prekës i babait të Aleksandër Sadikajt: Ja si e mësova atentatin

by
21/06/2022 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, Fatmir Sadikaj, tregoi jetën e të birit nga fëmijëria deri tek atentati mafioz me tritol.

Fatmir Sadikaj tha se lajmin tronditës e ka marrë vesh nga lajmet në media, ndërsa shtoi se në lidhje me të kaluarën e Aleksandrit po thuhen shumë gënjeshtra e trillime, pasi sipas tij, 27-vjeçari ishte një djalë i shkëlqyer, raporton “BalkanWeb”.

Si e morët vesh lajmin e atentatit?
Babai i Aleksandrit, Fatmir Sadikaj: E mora vesh lajmin nëpërmjet televizorit. Ishte si bombë. Dy ditë më parë kam folur me të në telefon për herë të fundit. Nuk diskutuam asgjë, përvecse kisha ditëlindjen para ca kohësh dhe më nisi lekët e ditëlindjes, kaq. Asgjë tjetër. Nuk m’i nisi dot lekët më datën 2 dhe m’i nisi atëherë. Ishte djalë shumë i mirë. Nuk është e drejtë për baballarët dhe nënat, që hapin televizorin dhe dëgjojnë direkt pas një minute lajme të tilla. Janë shumë rrena, shumë gënjeshtra e trillime, vetëm shpirti im e di.

 

 

Çfarë aktiviteti bënte Aleksandri?
Aktiviteti i Aleksandrit, ndoshta e kam fut dhe unë me duart e mia, pasi ai ka krejt rrjedhën e punës sime. Ai ka lindur e rritur me lekë. Jeta e tij ka qenë në emigrim, e kam marr unë në krah 1 vjeç dhe e kam çuar në Greqi. Pastaj, unë kam ikur në Angli, ku i kam dërguar lekë familjes së Aleksandrit. Janë të gjitha me dokumente, është e kotë të hidhem e përdridhem unë. Janë të gjitha të dokumentuara, i ka gjykatësi në Berat. Kur jam ndarë, kam dalë vetëm me një xhaketë dhe isha i detyruar t’ua lija të gjitha fëmijëve. Unë jam divorcuar para tetë vitesh. Nuk mora asgjë, përveçse një xhaketë nga ajo shtëpi. I kishte të tëra djali im, i shtrenjti im që më iku, krahu im i djathtë”.

Po akuza për vjedhje ndaj Aleksandrit?
E di atë gjë, e kam mbyllur unë. Në atë kohë më janë vardisur mua që të më marrin lekë, se kisha ardhur nga Anglia. Le të ballafaqohen me mua. Ata e kanë mbyllur atë çështje, po me lekë. I ka thënë një shokut të tij t’i hedhë një thikë, shoku i tij ja ka hedhur dhe ka prerë një kabull. Aleksandri nuk kishte fare nevojë për lekë. Aleksandri është dënuar, e kam mbyllur unë me lekë. Nuk di që të ketë akuza të tjera ndaj Aleksandrit. Nuk kemi rrjedhur nga këto familje, jemi familje që jetojmë me djersën tonë në majë të malit.

Po për pasurinë e 27-vjeçarit?
Ngriti biznesin, por me mua shteti mund të bëjë gjithçka mund të më hyjë në themel në Greqi apo Angli, por me çunin duhet të më gjejë shkaqet. E quaj veten fajtor për pasurinë që i lashë, e futa në këto rrethana. Shoqërinë nuk e njoh, njoh shumë pak shokë, shumë të mirë të sjellshëm të respektueshëm. Nuk kam ndenjur shumë tek ai, sepse këto 8 vite isha shumë i zënë, sepse duhet të ushqeja dy fëmijët e tjerë.

Si e pritën fëmijët divorcin tuaj?
Fëmijët e mi nuk e vuajtën fare divorcin, më thanë që kam bërë zgjedhjen time dhe se jeta vazhdon. Aspak nuk e vuajtën. Madje, ditën që jam martuar, Aleksandri më ka marrë vesh pas një muaji dhe më mori në telefon e më tha që “mirë bëre babi, ne do ta kemi komunikimin. Ne të jemi borxhlinj shumë”. I thashë që nuk më ishte borxhlinj dhe në të vërtetë nuk më ishte. Pas divorcit me nënën e Aleksandrit, i kam ruajtur marrëdhëniet normale. I kam pasur do ti kem sido që të vejë puna marrëdhënie të mira edhe me çupën. Më iku një zemër, kam edhe tre të tjerë, do t’i ruaj se s’bën. Të paktën ato në media mos mi tregoni se nuk i shoh e nuk i dëgjoj dot. Nuk e shoh dot fare as televizorin.

Ju keni qenë te shtëpia e tij në Tiranë?
Po, kam ndenjur një javë. Aleksandri jetonte me bashkëjetuesen. Ajo më ka çuar mua te spitali, madje e kam marrë unë makinën e tij. Kam jetuar një javë me ta, për shkak të problemeve shëndetësore. Aleksandri ishte një djalë i shkëlqyer. Kam udhëtuar me makinën e tij, madje një nga 6 ditët që qëndrova në shtëpinë e tij, erdhi një makinë, me të cilën ai punonte. Unë rrija i lirë në shtëpinë e tij. Atë një javë që kam qëndruar me të, nuk kam parë asnjë lloj shqetësimi. Kam pasur komunikim të mirë edhe me bashkëjetuesen e tij, edhe pas ndarjes së tyre. Nuk doja t’i cenoja asnjëherë fëmijët. Edhe ata të dy kishin marrëdhënie shumë të mira me mua./ BW/

/e.d

Next Post
“Ah dhe kjo doli”/ Publikoi foton me bikini, Rudina Hajdari flet pas ‘zhurmës’ që bëri në rrjet: Dëfrehem sepse…

"Ah dhe kjo doli"/ Publikoi foton me bikini, Rudina Hajdari flet pas 'zhurmës' që bëri në rrjet: Dëfrehem sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In