Një nga makinat më të shtrenjta në garazhin e yllit portugez Cristiano Ronaldo është përfshirë në një aksident në ishullin spanjoll të Majorkas.
Përplasja që është duke u hetuar nga shërbimet e policisë përfshinë automjetin “Bugatti Veyron” me vlerë 1.7 milionë paund që Ronaldo disponon në koleksionin e tij luksoz.
Sipas policisë shoferi, i cili thuhet se nuk është Ronaldo, humbi kontrollin dhe rrëshqiti në një kanal në Bunyola, Palma de Majorca, ku ylli i Manchester United aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.
Pjesa e përparme e Bugattit thuhet se është shkatërruar nga hetuesit që po përpiqeshin të përcaktonin nëse ishte përfshirë një automjet tjetër.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Ronaldo kishte dërguar nga Mançesteri në Majorka, Bugatti Veyron-in e tij të dashur, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 253 mph dhe një Mercedes-Benz G-Class, që ia ka dhuruar bashkëshortja tij.
Bugatti është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë paundësh, i cili përfshin gjithashtu Aston Martin, Bently dhe një Ferrari Monza. CR7 gjithashtu i shtoi koleksionit një prodhim ekskluziv Bugatti Centodieci me vlerë 8.5 milion £ nga të cilat vetëm dhjetë janë prodhuar në të gjithë botën./m.j