• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota në prag të luftës?/ Rusia kërcënon vendin anëtar të NATO-s: Përgatituni për veprime…

by
20/06/2022 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kërcënim që mund të rrezikojë dhe nisjen e një lufte botërore ka ardhur nga Rusia. Pasi Lituania bllokoi një anije ruse e cila po transportonte mallra që ishin bllokuar nga Perëndimi për shkak të sanksioneve, Moska reagoi duke thënë se nëse mallrat nuk lejoheshin të mbërrinin në territorin rus sa më shpejt, Rusisë i lindte e drejta për të sulmuar me qëllim mbrojtjen e interesave të saj.

Nëse Rusia do të sulmonte Lituaninë, atëherë të gjitha vendet e NATO-s do ishin të përfshira direkt në luftë për shkak të ligjit të aleancës që i detyron.

Ministria e Jashtme ruse tha: “Ne i konsiderojmë këto si masa provokuese të palës lituaneze që shkelin detyrimet ligjore ndërkombëtare të Lituanisë, kryesisht Deklaratën e Përbashkët të Federatës Ruse dhe Bashkimit Evropian të vitit 2002 mbi tranzitin midis rajonit të Kaliningradit dhe pjesës tjetër të Federatës Ruse. Jini të përgatitur për përgjigje armiqësore”.

Senatori besnik Andrey Klimov paralajmëroi se ishte “agresion i drejtpërdrejtë kundër Rusisë, fjalë për fjalë duke na detyruar që menjëherë t’i drejtohemi vetëmbrojtjes së duhur”.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis nuk u tërhoq nga vendimi i tij, teksa tha se vendi i tij thjesht po zbatonte sanksionet e vendosura nga BE.  Ai tha se masat e zbatuara janë marrë pas ‘konsultimit me Komisionin Evropian dhe sipas udhëzimeve të tij.

“Mallrat e sanksionuara nuk do të lejohen më të kalojnë tranzit në territorin e Lituanisë,” shtoi Landsbergis. Ministria e Jashtme theksoi se nuk ka vendosur kufizime ‘të njëanshme, individuale ose shtesë’.

/e.d

Next Post
FOTOT/ Që të shmangë sherret, burri me 8 gra shpenzon 12 mijë paund në dhurata

FOTOT/ Që të shmangë sherret, burri me 8 gra shpenzon 12 mijë paund në dhurata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

July 13, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

July 13, 2026
Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In