Policia e Romës u ngrit në alarm sot pasi një shqiptar me motoçikletë nuk iu bind urdhërit të policisë, madje aksidentoi dy prej tyre.
Ai është identifikuar si Erjol Nako.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Panteonit në Romë.
Policia i ka bërë me shenjë drejtuesit që të ndalojë automjetin, por 39-vjeçari shqiptar nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar.
Nga dritarja e mjetit ka hedhur një orë e një portofol për të çorientuar efektivët, por karabineirët e kanë ndjekur sërish. Dy prej tyre i dolën përpara dhe shqiptari i përplasi. Më pas, ai Nako u arrestua. Nako rezulton me prtecedentë në të kaluarën.
/a.r