Analisti Artur Zheji është përplasur mbrëmjen e sotme me ish-deputetin e PS, Alket Hyseni mbi rezultatet e paraqitura nga qeveria në konferencën e parë kombëtare antikorrupsion.
Zheji ka vlerësuar rolin e opozitës dhe medias në vendosjen pas hekurave të disa zyrtarëve të lartë për çështjen e inceneratorëve, ndërsa Hyseni ka theksuar se suksesi i SPAK i dedikohet qeverisë dhe kryeministri Edi Rama.
DEBATI
Hyseni: Ka në nivelet e larta të qeverisjeve ka korrupsion dhe ky është më i vështiri për t’u luftuar. Po kuadri ligjor dhe institucionet e kanë treguar se janë të suksesshme.
Vasili: ku e kanë treguar?
Hyseni: Po mirë mo a e kishit imagjinuar ju se disa ministra dhe dhjetëra drejtorë të dilnin para SPAK. Për këto nivele po diskutojmë ne.
Vasili: Pse qeveria i ka futur në burg këta?
Hyseni: Jo mor po ai SPAKU nga ju u krijua? Ai u krijua nga qeveria. Këtë nuk e njihni ju por rezultatin e njihni dhe e pranoni.
Zheji: Ti je më i dituri këtu!
Hyseni: Diturinë e secilit mas këtu unë.
Zheji: Më shumë se ty kryeministri yt i mbrojti inceneratorët kur ministri u vu nën akuzë.
Hyseni: Nuk i ka mbrojtur kryeministri. Ai tha një punë ideale për menaxhimin e mbetjeve është kjo.
Zheji: Po qetësohu mor burrë.
Hyseni: Kam ardhur si jursit këtu unë. Aty janë veprat more.
Zheji: Edhe prangat aty janë. Nuk ka pasur në opozitë asnjë budalla që ka thënë se teknologjia e grumbullimit të mbetjeve është kriminale dhe nuk na duhet se na fyen fenë. Por kanë thënë se është kriminale se ka abuzime dhe zotnia ka dalë i ka mbrojtur.
Hyseni: Nuk i ka mbrojtur.
Zheji: Po mos të ishte puna e kësaj opozite dhe mediave dhe SPAK ti nuk do kishe sot një ministër në burg. Pse duhet qeveria të mos merret me zjarrin kot se e mbrojti kur nuk duhej mbrojtur. Shtëpia e shtëpisë duhet shembur se ka hyrë teja, jo ta lyejë. Skam gjë me Ramën, ai është menaxheri i sistemit.
Hyseni: Do vazhdosh ti?
Zheji: Gjueti e shtrigave ndaj hajdutëve të vegjël vazhdon.
Hyseni: Kështu do vazhdoni ju.
Zheji: Kështu ka qenë dhe Robin Hood-i se nuk ta jep ty se ti do bëje festa me ato para, kurse ai ja jep fëmijëve nuk t’i jep ty more.
Hyseni: Nuk është bërë në 30 vite, duke të kërkuar ndjese për ndërprerjen.
/a.r