Nga Agron Gjekmarkaj
Një ngjarje e madhe ndodhi sot në botë. Si jetim i la evleterit e tij. Babo mori rrugen atje ku lufta ndizet zhari.
Dolen ministrushët e ministrushet që me natë në aeroport e një e nga një me Babon perqafoheshin si shoket e malit dikur motit!
Babo ruhu! Kujdes babo! Mendo kombin Babo, mes hukamash e vajit i jepnin ngjatetimin e fundit heroit që veshtrimin në horizontin e agimit ngulte.
Në atë mugetirë shpirtrash të zalisur u ndie një zë Babo, Bobo a do me sjellesh matrioshka ruse? Tridhjetë shikime acar ranë mbi të! Babo po shkon të luftojë kunder ruseve dhe mallrat e tyre janë nën embargo. Babo psheretiu!! Por në fund u nda me të gjithë si Kostandini me Dhoqinën.
Pastaj hajde mos thuaj që Babo nuk është trim si Selam Musai apo Mic Sokoli. Zulmen e kombit e ngjiti në apogje.
Sapo aeroplani u shfaq në qiellin e Kievit ruset e moren vesh, iken nga sytë këmbet dhe u futen në vendstrehime. Ca prej tyre kishin mbushur poturet, dhe duhma e groshes tartare ndihej në ajer. Erdhi thanë zjarrmi i tokes Skenderbeu i shqiptarve.
Hajde mos të iknin se ulej dhe i bënte rezil me dy a tre thagma nga të vetat.
Populli martir harroi vuajtjtet kur pellumbi i paqes po ulej. Babo ështe apostull i lirisë dhe armik i tiranisë.
Sapo u takua me Zelenskin pa shkembyer mirë pershendetjet e rastit, i tha: me jep një helmetë-eja të ikim në front! Unë vertetë jam më artisti i kryeministrave dhe kryeministri më i mirë i artistëve siç do ta perkufizonte Këthe Spiri por di edhe art ushtarak.
Jo vella, ja ktheu Vlodimiri është me rrezik të madh, kam pergjeqësi per ty, je goxha udheheqes, shef i një vendi të NATO-s!!
E të zënë rob, ç’ na mbet, ku i dihet ata ushtaret kanë lexuar tregimin tënd antologjik të perkthyer në çdo gjuhë “Ina Ina hiqi breket” e na gjen belaja se tani nuk u bëjnë sytë dritë nga humbjet.
Babo i tha, degjo! Unë kam eksperiencë të madhe me taktikat guerrile ndaj kam ardhur të ti mesoj dhe ty!
Në vitin 2019 opozita dogji mandatet! U ndez Tirana, komandant Luli sulmonte me hotjanet e vet e ika unë, u bëra erë, frikë e madhe!
Por ju punova qindin, ju dilja ku se prisnim. Një ditë hyja në qytet si shites qumeshti i veshur si fshataret aty rrotull! Tjetren si kamionist me kombinoshe plot njolla vaji!
Më pas bëja si turist pank e flisja vetem anglisht, herë si postier me biçiklete e si shites ambulant akulloresh!
Edhe ministrat vinin herë në Shijak e herë në Mullet te veshur si bujq e punetore hipur mbi qerre e karroca teke, benim mbledhje e firmosnim per Shqiperinë e tenderave publikë.
Atje mbi Kryeministri bam e bum, zjarr e flake unë flija si partizanet tek shtepitë e popullit në bazat e Dajes.
Një torbë merrja me vete dhe librat e Ornela Vorpsit që i perktheja e shpesh me lot i laja nga ndjeshmeria që më shkaktonin.
Bukë kripe e zemer po edhe ndonjë pulë, kec a qingj aty ketu gjeja. Gezohej njerzia katundeve i kenaqja me qyfyre se me jepet shumë per hoka.
Rrezik me sy kam parë se ata qerratenj ishin të pezmatur!! Me erdhi në ndihmë Amerika me Palmerin se ca vite ashtu do jetoja zgeqeve. Shyqyr vlla që janë amerikanet. I veshtirë ilegaliteti.
Ja ti po e provon vetë. Në shtator prapë do e kem atë hall! Berisha e Meta fillojne perseri e do me duhet të marr rruget! Tani janë edhe të stresuar e kanë dorë të keqe, nuk ka derman që i ndalë.
Por unë ik si Pompeu e kthehem si Çezari.
Në 98 na u turren mamurrzaket desh na çarten se ehuha jam gjatë në pushtet una. Kapercyem mure e ledhe. Frymen ndalem në Rogner. Vetem një hall patem unë e Imami po ja hollem paq. Humbem nderin po shpetuam gjëra të tjera.
Mendoj qe me keto teknika të shkojmë edhe ne Luhansk e Donetsk. U japim zemer taneve. U nisa nxitimthi se duhej të merrja edhe ca nga gjeneralet e Nikos e të hillnin ca bumje nga lart të na hapnin rrugen.
Por kam edhe nja dy tri ministresha hazer xhevap që zjarr nxjerrin nga goja! Janë artileri e rëndë ato. Merr flakë jallia kur leshojnë ato llafnë si gjyle e nemces. Kur flasin ato opozita futen nën banka.
Me tre fjalime ketu në front e bejnë zap këtë urdi armike po çe do kam beteja të hapura dhe i lashë në lufte atje!
Zelenski u madhengjye. Ti paske patur halle tha keto tonat nuk janë gjë. Para ketyre keshillave ndihma e NATO-s pesë me hiç është.
Babo u ndie i ngazellyer me kontributin që dha per paqen boterore. Për gjëra të medha ka lindur i uruari! Shqiperia është sa një gotë për dallget e tij të medha!
Or tëj, or Gjekamark, a je thupër thane ?
A je thi ?
A je lopë ?
A je sqap ?
A je mut ?
Je tuj u krujtë fort, por laje bëjthën mirë, se po e kërkon me të ta fut, e të paktën ta keshë qat bëjthë tlame e jo tmshime me hasra tthata a ngjo, a sngjo ?
Ka për të thy nbëjthë na i hu, që ke për të lemeritë robt e shpisë në ukubetin që kanë për të pa pi bëjthës tate or tëj kokrra thiut