“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, kanë sjellë i kanë shkuar deri në fund historisë së incestit në një familje, pas denoncimit të javës së shkuar nga një vajzë 17-vjeçare e cila akuzonte babin e saj se abuzonte seksualisht më të dhe motrën e saj.
“Piranjat” edhe këtë herë janë treguar në lartësinë që kërkon detyra, për të demaskuar një monstër, i cili jo vetëm përdhunonte vajzat e tij, por këtë gjë e bënte dhe me shumë të mitura të tjera, këtë gjë e panë të gjithë tek video e sotme.
“Dua të bëj një denoncim për babanë tim. Më shtrëngon nga duart, më zhvesh, edhe ai zhvishet komplet me mijëra herë. Frekuentonte me mua. Ai mund ta prekte të tijën me timen. Më ka rrahur në maksimum, saqë kam pirë një pako e gjysmë depon dhe kam qenë gjithë natën e ngrirë. Madje, në mëngjes, kur më tha të shkonim te shtëpia sipër, isha komplet e ngrirë. Më kishte shkulur flokët, më kishte rrahur në maksimum”, rrëfen vajza mes lotësh.
Në rrëfimin e javës së shkuar 17-vjeçarja deklaroi se babai i saj ato veprime që kryen me të dhe motrën e saj mund t’i bëjë dhe me vajza të tjera.
Duke u nisur nga kjo deklaratë nisi dhe “peshkimi” nga ana e “piranjave. Agjentja jonë e infiltruar si një vajzë e vogël 14-vjeçare, josh babin monstër, i cili siç e dëgjuat edhe në video flet gjithë pasion për seksin.
Madje atij nuk i bën aspak përshtypje se vajza është e vogël.
“Mua më pëlqen shumë, je shumë e bukur, shumë elegante, mis je. Jeta nuk ka kuptim pa femra. Çdo gjë i ka femra. Je shumë simpatike, je shumë e ëmbël dhe po më pëlqen, e shikon si po lëpihem, dua të të puth. Duhet që në shtrat të jesh një femër tërheqëse, ti po më tërheq mua që këtu. Mish do hyj, mish do dal, por do të bëj unë ty që të kesh ndenja. Të marrë në krah unë ty tani e të çoj në hotel, rrimë në darkë”, thotë babai monstër, pa e ditur që po filmohet.
Por në anën tjetër është vënë në dijeni edhe policia, e cila çon pas hekurave babain monstër.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është sjellja e bashkëshortes së tij, e cila pavarësisht se ka parë gjithë jetën se si ai i rreh vajzat, por dhe dëshmitë e tyre tek ajo se babai i përdhunon, vazhdon deri në fund të mbrojë bashkëshortin e saj monstër, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë./m.j