Sali Berisha ka marrëdhënie të ngushtë me Obrad Kesiç, njeriun e afërt të kreut të Republika Srbska-s, Milorad Dodik, i cili e ka emëruar dhe përfaqësues zyrtar të tijin në SHBA, për të lobuar pro politikave të tij.
Dodik, i ndëshkuar pak kohë më parë nga Qeveria e SHBA për pengim të paqes në Bosnjë, ka caktuar Kesiç si njeriu që do të lobojë në Uashington, e sipas gazetës së njohur boshnjake Sarajevo Times, janë harxhuar miliona euro për lobime.
Njeriu i Dodik, ka postuar në faqen e tij një foto me Sali Berishën, ku shkruan: “Me mikun tonë prej shumë vitesh, ish-presidentin e Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha”.
Vetë Berisha, që nuk lë gjë pa publikuar në faqen e tij nuk ka asnjë informacion në lidhje me takimin që ka zhvilluar në Tiranë me njeriun dhe përfaqësuesin e Milorad Dodikut.
Siç bën të ditur Sarajevo Times, mbi 11 milionë dollar janë shpenzuar nga Dodik për lobime në SHBA që të ndalonte ndëshkimin e tij si një person në Listën e Zezë të qeverisë Amerikane.
Një muaj më parë, Departamenti i Thesarit vendosi të shpallë Non grata Dodik, siç një vit më parë Departamenti i Shtetit kishte shpallur Sali Berishën./Ylli Pata-TemA