Disa vajza dhe djem janë përleshur fizikisht mbrëmë në Çagllavicë të Prishtinës.
Sipas pamjeve që i ka dërguar një lexues i Gazetës Express shihet se rrahja ka ndodhur në afërsi të një klubi të natës, konkretisht në oborrin e këtij klubi.
Lexuesi i Gazetës Express tha se nuk dihet motivi i sherrit që ka ndodhur mbrëmë.
Gjithashtu nuk dihet nëse për këtë rast është lajmëruar policia, por në fund të videos shihet se djemtë ushtrojnë dhunë fizike ndaj vajzave./m.j