• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do vij, do i puth kockat”/ U gjet i vrarë, flasin familjarët e Sherif Mukajt: Policia na tha se dyshohet të jetë…

by
13/06/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhaxhallarët e 29-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në Kreshovë të Kolonjës, Fatmir Mukajt dhe Artur Mukaj kanë treguar për Report Tv se ai nuk kishte konflikte me njeri.

Ato i kërkojnë shtetit që të zbardhë të vërtetën, ndërsa thonë se policia nuk i ka lënë që të shohin trupin. Sipas tyre policia u ka thënë se dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.

Fatmir Mukaj: Ju mund të pyesni çfarë njeri ishte, ai s’ka pasur konflikt me asnjë ai nuk trazonte as mizat. Ne nuk dyshojmë në asnjë gjë, unë jam fshatar shkoj me dele, lopë, gruan e kam të sëmurë, jam i vetëm, ju mund të pyesni shokët e tij në Ersekë çfarë djali ishte, alkool nuk përdorte, cigare jo, sherrxhi nuk ishte, të ndihmonte, nuk ka pasur asnjë konflikt në rrethin e Kolonjës.

Ne flisnim në telefon, si iku i ati e merrnim në tel hajde këtej, hajde ha bukë këtej, jo thoshte se kam ngrënë, i ati e ndihmonte, pensionin ja la, lek i dërgonte, nuk kishte asnjë problem.

Unë nuk e kam takuar personalisht se kam pasur gruan e sëmurë, policia na ka thirrur na ka pyetur. Ne kemi patur marrëdhënie të mira, e kishim si vëlla, shoqërinë e kishte të mirë. Atje ku është vrarë nuk shkonte vetë, s’ka mundësi, në fshatin Kreshovë jo, ne kemi mbajtur më ka marrë një çoban në telefon nga Konispoli, se ai më merrte gjithmonë në telefon se e njihte, më tha kështu e kemi gjetur  një kufomë në pyll. Mora vëllain tjetër, ne vajtëm nuk na la policia ta shikonim, deri te vendi i ngjarjes nuk shkuam.

Te shtëpia policia erdhi të shtunë në darkë. Unë nuk kam qenë, policia verifikoi çelësat, ne nuk kishim shpresa se do ta gjenim bëri 7 muaj e 10 ditë. Familja pritet të vijë të mërkurën.

Janë shumë keq, e ëma ka 2 vjet që se ka parë e motra gjithashtu çdo thotë, unë e kam nip, evlat e kam dhe unë, unë kam djalin jashtë punon në punë të zezë, do vij më thotë do i puth kockat, çfarë do puthë, çfarë do përcjellë, ato 5 eshtra. Shteti të veprojë të nxjerrë të vërtetën, ne një bagëti në mal na humb dhe dalim ta kërkojmë, të ngordhur po ta gjejmë jo një njeri.

Për mua s’ka pasur probleme. Na është marrë me gjëra të tjera le ti lante vetë kusuret, mbase ka bërë keq, mbase ka pasur borxh të na i kërkonte do ja lanim. Atje është vrarë ose është vrarë gjetkë dhe e shpunë, ai që i vajti dherit e di dhe ai që ka bërë veprimin. Rastësi që u gjet trupi i tij ndryshe nuk kishte mundësi. Celularin e mirë e kishte lënë në shpi dhe çelësat e makinës. Ne i kemi prerë shpresat. Xhupi që u gjet ishte i djalit.

Artur Mukaj: Ne jemi njoftuar nga çobenj të Sarandës dhe kemi shkuar në vendin e ngjarjes por policia nuk na ka lënë të shkojmë eshtrat. Ne s’kemi dyshime për persona djali nuk ishte problematik, djali nuk ka pasur problemë me asnjë. Nuk kishte nevojë për lek, i dërgonte i ati nga Amerika plus që i kishte lënë dhe pension.

Nuk ka shprehur shqetësim, takohesha shpesh por 3 muajt e fundit ishte larguar, mori dhe makinë dhe lëvizte shumë, me prindërit komunikonte përditë. Atje te vendi që u gjet nuk ka rrugë është terren i vështirë, ai nuk do gjendej nëse nuk e gjenin barinjtë, ishte rastësi. Djali ishte i respektuar, me të gjithë fliste, s’ka patur probleme.

Policia na tha se dyshohet është marrë me drogë, kaq, dyshime për pazare drogë janë dyshimet e policisë, nuk e dimë saktë tani, kaq na ka thënë policia. Sendet e gjetura i përkisnin djalit.

/e.d

Next Post
Tre milionë numra të shqiptarëve në ‘pazar’, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Do hetojmë si herët e tjera

Tre milionë numra të shqiptarëve në 'pazar', Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Do hetojmë si herët e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com