Përgjime të reja kanë rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e 20-vjeçares nga Librazhdi, e cila u kap “mat” nga vjehrri dhe vjehrra duke tradhtuar bashkëshortin e saj emigrant në banesën e prindërve të tij.
Sipas “News24”, përgjimet e reja nxjerrin në pah inskenimin e ngjarjes.
Një nga fqinjat e vjehrrit dhe vjehrrës së 20-vjeçares tregojnë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se vjehrra është bërë pishman për faktin që filmuan nusen, por shton se nuk ka qenë ajo që ka publikuar filmimet.
Madje fqinja ka deklaruar edhe se “do ta kishin vrarë fare po këta u treguan njerëz shumë të urtë e shumë të gjykueshëm”.
Gazetarja: Ju keni vite që i njihni si familje”
Komshija: Kam 36 vite këtu!
Gazetarja: E njihnit vajzën, nusen?
Komshija: Ne e njihnim kështu, kur shkonte në punë, sypërmbysur! Shkonte e vinte, ka pasur një muaj e gjysëm njohje me atë djalin, burri rrinte në Gjermani! Ashtu kanë ikur çunat tonë të gjithë…
Gazetarja: Po vjehrra çfarë thotë? Është bërë pishman për atë që bëri?
Komshija: Po çfarë të bëjë e shkreta, u bë tym që pse e publikuam ne videon tha, po se kush na i mori tha se ne jo!
Gazetarja: Po kush e publikoi videon? Edhe pse u publikua vetëm momentin kur e kanë gjetur aty, pse nuk kanë publikuar dhunën sepse ajo ka shenja në trup?
Komshija: Po e kanë nxjerrë edhe pa b… më fal për shprehjen…
Gazetarja: A janë bërë pishman?
Komshija: Po pishman janë bërë, po s’kapet më ai muhabet tani…Unë kur e kam dëgjuar atë ditë në mëngjes u çudita, qava, kemi vajza vet!
Gazetarja: Ti do ta bëje një veprim të tillë për nusen?
Komshija: Mere çoje në shtëpinë tënde, të ishte do ta kishin vrarë fare po këta u treguan njerëz shumë të urtë e shumë të gjykueshëm./BW
g.kosovari