Zbardhen të tjera detaje për atentatin e ditës së djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj.
Raportohet se gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia gjeti e bllokoi me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.
Specialistet me të mirë të IT, të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit dhe atë te Tiranës po këqyrin kamerat në kryeqytet për itenerarin e lëvizjes së Sadikajt.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Makina me të cilën po lëvizte i riu u hodh në erë me bombë të telekomanduar. Sadikaj u nxor nga mjeti i gjallë, por i gjymtuar, ndërsa për shkak të plagëve të shumta ai humbi jetën pak minuta më vonë në spital.
Aleksandër Sadikaj ishte emër i njohur për drejtësinë. Ai akuzohej për një plagosje të ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Cukës në Sarandë.
Po ashtu, në bashkëpunim me një person tjetër ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.
/e.d