Dashi: Nuk keni më dëshirën dhe synimin për të mbajtur maskë. Në të vërtetë, ju doni ta çirrni maskën, dëshironi të ndryshoni jetën tuaj dhe doni ta bëni këtë me vendosmëri. Në mënyrë pozitive!
Demi: Përpiquni të përqendroheni në qëllimet tuaja, në prioritetet tuaja: nuk mund të shqetësoheni gjithmonë dhe të mendoni vetëm për të tjerët. Ndonjëherë duhet të përqendroheni tek vetja, tek ajo që dëshironi.
Binjakët: Lajm i mirë për të gjithë të lindurit në shenjën e Binjakëve sepse e ardhmja premton gjëra të mëdha: mundësi të reja për t’u kapur. Por përpiquni të pushoni më shumë, keni vërtet nevojë për të!
Gaforrja: Po e shtyni një udhëtim prej një kohë të gjatë, edhe pse është shumë i rëndësishëm për ju. Mundohuni të mos e zvarritni më, duhet të shfrytëzoni mundësitë dhe të përfitoni sa më shumë në gjithçka. Kjo është koha e duhur për të filluar sërish nga e para!
Luani: Mundohuni të ndryshoni diçka në jetën tuaj, për të arritur një ekuilibër të ri. Ndryshimet, të gjitha pozitive, janë fare pranë: ju vetëm duhet të kuptoni se cilat janë ato të duhurat dhe cilat të ‘fshini’.
Virgjëresha: Këtë të diel është më mirë të qëndroni të fokusuar në qëllimet tuaja, në prioritetet tuaja. Duhet t’u tregoni të gjithëve se kush jeni, por nuk duhet të bieni në diskutime të parëndësishme. Mjaft më me polemika!
Peshorja: Përpiquni të shpreheni lirshëm, të jetoni i shkujdesur, pa i hapur vetes shumë probleme. Tani më në fund ndjeheni i sigurt për veten: nuk po ju mungon më vetëvlerësimi, ndaj duhet të përfitoni nga ky ritëm i ri!
Akrepi: Këtë të diel 12 duhet të ndryshoni pak ritmin e përditshmërisë, pranoni ndryshimet. Dhe ecni para me kokën lart, pa frikë!
Shigjetari: Kaq shumë gjëra po ndodhin rreth jush, sa nuk dini më si të menaxhoni gjithçka. Po për një pushim? Ju duhet vërtet, mjaft më me kaq shumë stres!
Bricjapi: Në këtë ditë të fundit të javës jeni bindës, magjepsës dhe do të mund të shpreheni pa frikë, lirshëm. Kush e di, ndoshta në këtë mënyrë do të arrini edhe një qëllim!
Ujori: Këtë të diel është më mirë të shmangni polemikat dhe diskutimet, të cilat vetëm sa mund të minojnë energjinë pozitive. Më mirë të jeni diplomat, ndonjëherë në jetë ky është qëndrimi fitues!
Peshqit: Përpiquni të mendoni përpara se të veproni, e sidomos të merrni një vendim. Dikush që dashuroni do të ketë nevojë për ju, për këshillat tuaja. Dhe nuk mund ta zhgënjeni!
/e.d