Fitorja e ekipit të Romës në finalen e Conference League të zhvilluar në Tiranë u prit me festime jo vetëm nga fansat e verdhekuqëve, por edhe nga ish-konkurrentja e Përputhen+40, Lindita Bimi.
Nga Roma, ku edhe jeton, biondja simpatike zgjodhi ta festonte në një mënyrë ndryshe triumfin e skuadrës së Murinjos, teksa u shfaq topless në rrugët e kryeqytetit italian.
Lindita ka folur për herë të parë për momente virale në rrjetet sociale, duke sqaruar se iu kishte premtuar tifozëve se do të zhvishej nëse Roma do të fitonte.
Lindita sqaroi se ishte me disa mikesha të sajat në Romë, ndërsa po realizonte videon-live në Instagram.
Por duket se festa e çmendur e Linditës ka sjellë pasoja për të, pasi vetë ka treguar së fundmi se i biri nuk i flet pasi video u përhap masivisht në rrjet.
Ndërkohë, ajo vetë vijon të mbetet shumë aktive në “Instagram” ku numëron mijëra ndjekës. (noa.al/M.D)
/e.d