Një përleshje e dhunshme është regjistruar në një plazh të Riminit në Itali. Një sherr mes një shqiptari dhe një nigeriani ka përfunduar me të plagosur.
Mediat italiane bëjnë të ditur se një 25-vjeçar nigerian kafshoi një pjesë të gishtit të një shqiptari dhe e hëngri, raporton TG Sky
Shqiptari dhe nigeriani ndoqën njëri-tjetrin mes shezlongëve dhe u rrahën me çadra pranë Bagno 70 në Rimini.
Rojet e plazhit ndërhynë për të shuar sherrin dhe në atë moment doli në pah një detaj i frikshëm.
Arsyet që degraduan në dhunë ende nuk janë sqaruar, por dëshmia e shqiptarit, tregon se gjithçka filloi për disa vajza që shoqëronin shqiptarët në plazh.
Policia ka arrestuar dy shqiptarë dh e 1 nigerian persona dhe të gjithë protagonistët, do të dalin para gjyqtarit për seancën e masës së sigurisë.
/e.d