Moti i paqëndrueshëm është prezent këtë të enjte në të gjithë territorin tonë.
Zona më problematike me rrebeshe shiu është shtrirja nga lumi i Matit në veri deri në lumin Osum. Epiqendra e reshjeve është zona Krujë-Tiranë-Elbasan-Gramsh.
Sipas MeteoAlb, në këto zona, sasitë 24 orëshe pritet të variojnë nga 30-50 mm dhe referuar normave mujore të reshjeve, do të bien rreth 50% e sasisë mujore të reshjeve.
Vendi është goditur ndjeshëm edhe nga rrufetë gjatë orëve të fundit, ku zonat më të prekura kanë qenë Shkodra, Lezha, Tirana dhe Vlora.
Si do të jetë moti?
Situata pritet të jetë e njëjtë edhe gjatë orëve të pasdites deri në mbrëmje. Madje, përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.
Në Durrës pritet të ketë reshje me intensitet deri në 20 mm duke rritur rrezikun për përmbytje.
Veriu dhe zonat jugore do të marrin më pak reshje, ndërsa nesër do të ketë jugu intensitet mesatar të reshjeve.
Era do të forcohet gjatë momentit të rrebesheve por përgjithësisht do të jetë deri mesatare./m.j