Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopoulos ka rezultuar pozitiv me koronavirus, një ditë pas takimit me homologun shqiptar, Niko Peleshi.
Mediat në shtetin helen shkruajnë se Panagiotopoulos u diagnostikua sot pozitiv me koronavirus, pasi iu nënshtrua një kontrolli mjekësor.
Sot shtetin grek do të vizitojë ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Dragomir Zakov, i cili do të pritet në takimin dy palësh nga zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Hardalias.
Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Peleshi po zhvillon një vizitë dy ditore në Greqi me ftesë të homologut të tij, Z. Nikolaos Panagiotopoulos.
Gjatë takimit të djeshëm dy zyrtarët diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë, me fokus të veçantë mbi situatën në Ukrainë, pasojat e mundshme mbi sigurinë në rajon, procesin e integrimit euro-atlantik dhe angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe rajonale.
“Takimi ndërmjet dy delegacioneve u zhvilluan në një frymë tepër miqësore, ku u ndanë mendimet dhe idetë e tyre për të zhvilluar dhe intensifikuar më tej bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes, duke u fokusuar në fushat e arsimimit dhe edukimit ushtarak, shëndetësi, stërvitjet e përbashkëta si dhe angazhimet në rajonin e Ballkanit”, tha ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
g.kosovari