Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”.
Ky fakt ka ndezur debate në seancën e sotme të Kuvendit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enklejd Alibeaj thekson se rendi i ditës nuk e përmbante këtë pikë dhe e ka futur sot në mënyrë të befasishme.
Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kërkuan verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik, duke argumentuar se, megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik ishte pozitiv, ai u përdor për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.
Alibeaj: “Nuk është çështje pa rëndësi. Të befasishme doni ta kaloni shpejt e shpejt. Sipas rregullores ai vendimin duhet të diskutohet brenda afatit 15 ditor. Për këtë arsye në rendin e ditës së dalë dje kjo nuk ishte. Kërkesa ime është që kjo çështje të ketë kohën e duhur. Kalimi i fshehtë nuk u bën nder juve dhe Parlamentit” tha Alibeja.
Lindita Nikolla: Është e përcaktuar. Ajo që thoni ju, thekson se paraqitet në seancën më të afërt por jo më shumë se 15 ditë. Jemi konform ligjit. Na e përcakton rregullorja. Po e bëni kërkesë për futjn në rendin e ditës?
Alibeaj: Po këtë kërkojmë.
(Deputetët e shumicës votojnë kundër)
Nikolla: Nuk miratohet nuk futet në rendin e ditës.
Alibeaj: (flet nga vendi)
Nikolla: Merr fjalën për procedurë.
Alibeaj: Nuk ka qenë në rendin e ditës deri para 5 minutash. Ka ca rregulla që futet një çështje në rendin e ditës. Ju e hodhët në votim një çështje pa kërkesë. Por ajo është çështje e rëndësishme dhe kërkon diskutim. Deputetët duhet të përgatitet. Nuk e kuptoj ngutjen tuaj. Duam të diskutohet
g.kosovari