Policia italiane ka çmontuar një bandë që merrej me trafik droge dhe ka vënë në pranga 11 persona. Mësohet se bëhet fjalë për 5 italianë dhe 6 shqiptarë.
Droga transportohej në Puglia dhe më pas shpërndahej edhe në rajone të tjera. Baza e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës ishte zhvendosur nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia.
Nga këtu, organizata kriminale shpërndante sasi të mëdha droge në rajone të tjera, si Bazilikata dhe Siçilia.
Sistemi i zhvilluar nga një bandë e përbërë nga pesë italianë dhe gjashtë shqiptarë ishte një sistem i sprovuar: dhjetë u arrestuan nga Dia me akuzën e prodhimit dhe shitjes së drogës, mbajtjen dhe marrjen e armëve të vjedhura; një person është ende në kërkim. 11 personat janë nën hetim për arsye të ndryshme për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe mbajtje armësh.
Hetimet
Masa e sigurimit është dhënë në kuadër të operacionit “Zemra” pas hetimeve të kryera tetor 2018-tetor 2019, të cilat bënë të mundur mbledhjen e provave ndaj 5 italianëve dhe 6 shqiptarëve.
Policia zbuloi 2 plantacione të rritura në serra, ku gjetën mbi 8 mijë rrënjë marijuanë me peshë mbi 1 ton e gjysmë, nga të cilat do të mund të përfitoheshin mbi 10 mijë doza droge për t’u hedhur në treg.
/e.d