Zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begajt e ka uruar dhe shefi i Diplomacisë Europiane dhe Zv/Presidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Josep Borrell ka shkruar se mezi presin që të punojnë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurtë dhe solide mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE -Shqipëri , si anëtarë të një familjeje evropiane.”
/a.r