Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve deputeti Pendeli Majko e falenderoi deputetin demokrat Oerd Bylykbashi për praninë e tij në këtë komision.
Ai theksoi se Begaj nuk është një kandidaturë anomine, por një njeri që ka mbajtur postin e shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura.
Majko shtoi se e konsideron një surprizë pozitive veprimin e Presidentit të Republikës, që nuk e kishte për detyrë të firmoste dekretin për largimin nga detyra Begajn sepse ishte në Turqi.
Majko: Ju falenderoj që keni ardhur në komision si përfaqësues i opozitës në qasje të seriozitetit të këtij procesi. Së dyti nuk po flasim për një kandidaturë anonime, por për një njeri që ka mbajtur postin e shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura. Një person i tillë kalon filtra që nuk kalon as presidenti.