Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi është treguar i ashpër gjatë fjalës së tij.
“Kam parë anëtar që kanë anatemuar procesin. Nëse fitohet vota nëpërmjet whatsapp jemi të pabesueshme para demokratëve.
Nëse e mendoni që 6 marsi na solli në pushte unë them se nuk e kemi kaluar lumin. Sa nga të gjithë këta të votuarit nëpërmjet whataspp bëjnë atë që thotë Berisha.
Janë të mirë, por për çfarë për miq., apo krushq. Çfarë është kjo grykësi…Miq më thonë me Lulin dhe Gazin e keni pasur betejën ? Të shikojmë se si votoi ai Këshilli Kombëtar…
Që qershia mbi tortë Bardh Spahia nuk u votëbesoka brenda këtij Këshilli Kombëtar. nxirrni , bëni thirrje nesër për protestë, sa njerëz vijnë nga pas. Unë e di që ëndërroni të gjithë për parlament , lërini të flasin, pa lekë e kemi të folurën…Çfarë vlerë ka që je anëtar Kryesisë pa votues.”, tha ai./m.j