Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyn thotë se përgjatë 100 ditëve luftë Rusia po zhvillon një luftë të pa justifikueshme.
Ajo ka ripërsëritur mbështetjen e BE-së ndaj Ukrainës.
“Njëqind ditë më parë Rusia nisi luftën e saj të pajustifikuar kundër Ukrainës. Guximi i ukrainasve kërkon respektin dhe admirimin tonë. BE është me Ukrainën”, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në Twitter , duke njoftuar se “sot në Paris do të flas me Emmanuel Macron për mbështetjen aktuale dhe të ardhshme të BE-së për vendin”
/a.r