Ish-princesha e Katarit Kasia Gallanio, u gjet e vdekur pak ditë më parë në Marbella të Spanjës, në moshën 45-vjeçare.
Janë zbuluar detaje të reja për vdekjen e saj, teksa thuhet se Gallanio ndërroi jetë si pasojë e mbidozës së drogës. Sipas Dailymail, ajo ndodhej në gjendje depresioni pasi pak javë më parë humbi kujdestarinë për vajzën e saj, për të cilën kishte akuzuar ish-bashkëshortin e saj miliarder se e kishte prekur në “mënyrë të papërshtatshme”.
Gallanio, ishte gruaja tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, 73 vjeç. Javë më parë, ajo e kishte përshkruar si “makth” jetesën e saj mbretërore. Ajo u martua me princin, kur ishte studente në moshën 19-vjeçare në Paris.