Nëna e 20-vjeçares që u kap në shtratin martesor me të dashurin nga familjarët e bashkëshortit është shprehur se ka komunikuar me vajzën e saj.
Ajo tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” se e bija “është pa qejf” dhe flet shumë pak.
“E mbështeta vajzën. Kam folur me vajzën, është paqejf. Dy fjalë thotë. Duam ndihmë, nuk dal dot nga dera e shtëpisë”, tha e ëma.
Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi, historia e së cilës është bërë virale pasi njerëzit e afërm të burri i publikuan videon kur e kapën në dhomë me të dashurin duke tradhtuar burrin emigrant ka treguar të tjera detaje në emisionin “Me zemer të hapur”.
Ai mohon ta ketë dhunuar te bijen teksa ka treguar se ne komisariatin e policise e ka pare vajzen ne gjendje te renduar dhe duke shkulur floket.
“Djali m’u ka larguar nga shtëpia ka ikur në Maqedoni që kur shpërtheu në rrjetet sociale. Më janë larguar të gjithë, as nuk dal as të pi një kafe në lokal, jemi izoluar e nuk po dimë nga të shkojmë fare, jam tepër i tronditur”, tha ai nder te tjera.
Pyetje: A është e vërtetë që ju pas daljes nga spitali ta keni dhunuar vajzën apo prerë flokët?
Babai i 20-vjeçares: “Absolutisht jo unë me vajzën kam biseduar atë natë. Vajzën në komisariat e pashë nga xhami e kam parë që shkulte floket, më erdhi keq tentova të futem por inspektori nuk më lejonte. I thashë ça po bën, a e sheh në cfarë gjendje është, të shoj ti rri afër? Se vajza po çmendet, po kalonte. Vajza ishte e tronditur atë natë në shtëpi i thashë pas disa orësh do të rri pranë.
Do e qetësoja do e shëroja se vajzën, do e coja te doktori se dhe nga koka e kishin goditur. Unë kur vajta vajta në fund’.
Në në mesazh drejtuar krushqve dhe dhëndrit, ai u shpreh:
“Përse të na e bëjë këtë çfarë borxhi i pata? Nëse vajza ime kishte marrë drejtim të gabuar pse s’më njoftoi? Pse mblodhi 20 burra aty të shihnin vajzën time lakuriq? Pse shpërndau gjithë ato video të më prishin imazhin e familjes? Pse shajnë ata, pse na shan ai ca i kemi bërë ne? Djali mu ka larguar nga shtëpia ka ikur në Maqedoni që kur shpërtheu në rrjetet sociale. Më janë larguar të gjithë, as nuk dal as të pi një kafe në lokal, jemi izoluar e nuk po dimë nga të shkojmë fare, jam tepër i tronditur dridhem, bukë jo se jo, pak në ditë”.
g.kosovari